Ajo është një yll në ngjitje në ekranin shqiptar, e ndonëse shfaqja e saj në television nuk ka qenë në shtrirje të gjatë kohore, Fjoraba Ponari ka fituar fansat e saj dhe dashamirësit që duan ta shohin sa më shpesh në ekran. Emri i bukuroshes së Top Channel shpesh ndjell kureshtje tek publiku.
Mëngjesin e sotëm Fjoralba ka qenë e ftuar në programin “Wake Up” ku ndër të tjera ajo ka cekur edhe historinë e saj të dashurisë me partnerin që siç edhe u shpreh për Islin dhe Orielën, nuk do ta bëjë publik edhe për një kohë të gjatë. Fjoralba prej vitesh është në një lidhje, ndonëse ka preferuar që të dashurin ajo ta mbajë jashtë rrjeteve sociale.
Hera e parë kur moderatorja postoi një foto me partnerin ishte pak javë më parë foto të cilën ajo e fshiu vetëm pak çaste më vonë, pasi siç edhe rrëfu publikimi i fotos ishte në një moment dobësie, pasi çifti ndodhej larg njëri-tjetrit.
“Unë jam në një marrëdhënie dhe ky nuk është më sekret, sepse unë jam prej kohës. Kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti I fotos që postova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg, por më pas u pendova dhe e fshiva”; ka treguar Fjoralba në “Wake Up”.