KreuCelebrity

Një fëmijë e pyet Kate Middleton nëse Mbretëresha ha pica dhe reagimi I saj është I paparë!

Dukesha e Kembrixh kishte një angazhim në komunitetin e Islington, Angli ku bëri pica bashkë me nxënësit e shkollës fillore ditënn e sotme dhe një pyetje shumë e zgjuar mbi mbretëreshën Elizabeth e shtangu atë: A ha mbretëresha Elizabeth pica? Dhe Kate u përgjigj: “E di kjo është një pyetje shumë e mirë. Nuk e di. Nuk e di. Ndoshta herën tjetër që do e takoj a duhet ta pyes?”

Kjo ndodhi kur Kate I’u bashkua fëmijëve të shkollës locale për të bërë vetë pica e cila do të piqej jashtë në kopësht. Ndërsa pregatiste brumin e saj Dukesha dhe të ftuarit e saj të vegjël diskutuan mbi shijen e tyre të preferuar të picës.

Kate madje përmendi se asaj I pëlqen pica me spec djegës dhe I pyeti edhe fëmijët nëse e pëlqenin picën me proshutë.

Një tjetër fëmijë e pyeti Kate se pse fëmijët e saj Princi George dhe Princesha Charlotte nuk e vizituan kopështin me nënën e tyre dhe Kate u shpjegoi se ishin në shkollë. Disa nga nxënësit madje e surprizuan Kate me disa dhurata.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF