KreuCelebrity

Intervistë/ Glenn Close; fëmijëria, familja, karriera!

Me performancën e saj  në The Wife, aktorja e mirënjohur flet për momentin aktual kulturor dhe kërkon të marrë në shtëpi Oscarin e saj të parë.

Koha e publikimit të The Wife -kur problemet e grave janë në qendër- s’mund të ishte më mirë.

Është e jashtëzakonshme. Unë mendoj se do ti shtohet bisedës në një mënyrë shumë të mirë pasi duhet të jemi të vetëdijshëm për atë që ka ndodhur më parë. Duhet ta mbani mend që (filmi) ka ndodhur para feminizmit, kështu që ajo kishte të tëra këto modele të femrave të cilat nuk bënin atë që donin. Tani ne e kemi kaluar feminizmin dhe unë mendoj se lëvizja #MeToo ka një kuptim shumë të thellë, dhe unë zgjodha të besoj se nuk do të kthehemi ku kemi qenë më parë.

Mendoj se është e lehtë për audiencën që të identifikohet me Joan dhe Joe.

Edhe unë mendoj kështu. Kur u ula në Toronto (Në premierën e filmit) vitin e kaluar  dhe përjetova përgjigjen e audiencës, mendova, uau, ka me të vërtetë diçka në këtë film që të prek me të vërtetë. Dhe nuk ishin vetëm femra: ishin edhe meshkuj. Aq e mirë sa është, libri ka një tonalitet tjetër- një sens humori unik. Mendoj se në libër ekziston më shumë e bardha dhe e zeza dhe personalisht kjo nuk më duket interesante pasi mendoj se njerëzit ekzistojnë dhe në zonat gri të jetës.

A mendon se kjo lloj marrëdhënieje ekziston akoma në ditët e sotme?

O zot po. Nuk mendoj se duhet të jetë se ajo është një shkrimtare fituese e çmimit Nobel por mendoj se ka femra të cilat ndodhen në situata nga më të ndryshmet ku ato janë programuar për të qenë në plan të dytë për bashkëshortët e tyre dhe për këtë arsye nuk kanë përmbushur dëshirat dhe ëndrrat e tyre.

Dua të them se nëna ime ishte e tillë- një grua shumë inteligjente dhe e prirur artistikisht e cila e mbështeste gjithnjë tim atë dhe në njëfarë mënyrë ai e urdhëronte dhe nuk e ndihmoi kurrë që ajo të zhvillohej. Mendoj se ajo u zemërua por nuk mund të dilte kundër betimeve të martesës së saj. Në fund të jetës së saj ajo tha: “Ndihem sikur nuk kam arritur asnjë gjë në jetë.” Sigurisht thua gjithnjë,“Oh shiko familjen që ke rritur.” Por mendoj se me njerëzit ajo çka të mbush shpirtin është të jesh i aftë të shprehesh në njëfarë mënyre kreative, qoftë kjo në biznes apo art nuk ka rëndësi. Pa këtë ne ndiejmë se diçka mungon.

Ju e patët vajzën tuaj Annie, në kulmin e karrierrës tuaj, në vitin kur u publikua Fatal Attraction. A u ndjetë në faj që ishit një prind që punonte?

Oh po. Të jesh një prind që punon, sigurisht që ndahesh në dy pjesë dhe vajza ime thoshte në një moshë shumë të re, “Të dua ty. Të dua të gjithën.” Mendoj se edhe nëse je në shtëpi por je duke punuar me diçka, ata e vërejnë shpërqendrimin tënd dhe duan të gjithë vëmendjen tuaj. Mendoj se nga kjo vuante edhe djali në film- jo vetëm nga narcisizmi i të atit por edhe nga ndjenja se nëna e neglizhonte.

Annie luan versionin e rinisë së personazhit tuaj në film. Ajo është e mrekullueshme.

Oh faleminderit. Po, jam shumë krenare për të.

Po është e vërtetë. Në fakt është ajo e cila krijon personazhin në njëfarë mënyre. Ajo mori pjesë në takime të ndryshme ku u morën vendime  të rëndësishme rreth personazhit- siguria e saj për shkrimin dhe drojën e saj por edhe fakti që ajo ishte me të vërtetë e dashuruar me Joe dhe situata e ngatërruar që u krijua me faktin e të mos humburit të Joe dhe ndërtimi i vetëvlerësimit të tij. Mendoj se gratë e bëjnë gjithnjë këtë: “Ti je në rregull! Nuk mund ta bësh!” (Qesh)

Ti dhe Annie të dyja e filluat karrierën paksa vonë. Mendon se karriera juaj është më e sigurtë sepse e njihni më mirë veten?

Mendoj se na ndihmon të mbijetojmë. Ajo është shumë e apasionuar për atë që ndjen se mund të jetë kontributi i saj. Gjithashtu fakti i të qenit vajza e një personazhi të famshëm dhe dëshira për të bërë të njëjtën gjë si ai person- do shumë guxim. Mendoj se në shumicën e rasteve këta fëmijë paragjykohen shumë ashpër. Ajo është elastike dhe çfardo gjëje që bën në jetë ajo do ta kalojë shpejt dhe me humor dhe gjithashtu ka aftësinë të përballet me gjërat. Madje këtë verë ajo do të martohet, gjë që është shumë emocionuese. Jam shumë e emocionuar për këtë fakt.

Cila është këshilla më e mirë që i keni dhënë për martesën e saj?

Ajo ka patur gabimet e mia si ‘guidë’ nga të cilat të mësonte!(Qesh) ky është mësimi më i mirë.

Epo a ka ndonjë këshillë që do të dëshiroje të ta kishte dhënë dikush?

Mendoj se e gjitha varet nga mënyra se si ndihesh për veten apo jo? Thjesht mundohu të njohësh vetveten. Kam një mik në Montana që tha se nëse vetëm jep, jep dhe jep atëherë do të ndihesh bosh, i lodhur dhe i dekurajuar. Në të vërtetë mënyra si duhet ta shohim është: të përballesh me botën. Që do të thotë se duhet ta shohësh gotën gjysmë plot: mos e zbraz veten. Shikoje gotën gjysmë plot dhe përballu me botën. Kjo më dha kuptim sepse do të thotë se është në rregull por është shumë e rëndësishme të marrësh kohë për veten tënde.

Është shumë në rregull të kesh vetveten si prioritet?

Po por duhet të kesh kohë të mendosh, të lexosh, dhe të marrësh kohë që të thuash, “Do të bëj këtë,” ose “dua të dal për një shëtitje.” Mendoj se jemi të shtrënguar që t’ia dalim mbanë në njëfarë mënyre saqë neglizhojmë vetveten.

Të dish se i përket BringChanges2Mind, organizata të cilën e themeluat me motrën tuaj Jessie, që fokusohet në dhënien fund stigmës së sëmundjeve mendore. Pse mendon se ekziston kjo stigmë?

Sepse njerëzit nuk flasin për këtë aq sa duhet akoma. Më kanë ftuar që të marr pjesë në një emision dy orësh në CNN me Anderson Cooper, i cili humbi të vëllain pasi u vetëvra, pak para episodit të fundit të Anthony Bourdain. Motra ime u përpoq të vetvritej- dy herë ku të tjerë e shpëtuan  dhe (herën e tretë) që ishte një tentativë që ajo vetë nuk e çoi deri në fund. Kjo është diçka që e kam mësuar që kur ne filluam që të flisnim për atë që po ndodhte në familjen tonë. Me të vërtetë mendoj se kjo stigmë do të zhduket kur njerëzit të kenë guximin që të flasin për të. Mendoj se kjo gjë që CNN po bën duhet të bëhet rregullisht. Ka kaq shumë artistë dhe sportistë të cilët po fillojnë të flasin rreth vështirësive që po hasin dhe është shumë e fuqishme të dëgjosh historinë e dikujt tjetër. Gjëja tjetër që ne kemi nevojë është të bëhemi sëbashku në një mjedis të vërtetë, por kemi nevojë për financim në mënyrë që të ketë vende të mjaftueshme për njerëzit që kërkojnë ndihmë. Mendoj se ne nuk duhet vetëm të japim premtime boshe por të luftojmë për atë që ky vend ka nevojë, të kujdeset për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet mendore.

Keni patur një fëmijëri shumë të vështirë. Kur ishit 7, prindërit tuaj i’u bashkuan Moral Re-Amendament një kulti shpirtëror me vendndodhje në Zvicër, ku kaluat 15 vjet të jetës tuaj. Si ndikoi kjo në formimin tuaj dhe si bëtë të mundur që të mos ishit në kontrollin e tyre.

Oh, ky ka qenë një udhëtim i vështirë. Nuk kisha mjete dhe rreth tre apo katër vite më parë kërkova një person që më shkaktoi një traumë fëmijërie pasi isha e lodhur nga gjërat që më ishin shkaktuar gjatë fëmijërisë. Kjo më ndihmoi jashtëzakonisht shumë, ishtë shumë e fortë për mua. Por në moshën time ato sjellje janë ende të fuqishme. Është si një shtresë që zë vend në fëmijërinë tënde dhe mund të jetë shumë shkatërruese –sigurisht për marrdhëniet njerëzore. Ndërgjegjësimi është gjithçka. Shkova te një specialist për trauma pasi doja të dija si kjo më ndikon tani dhe çfarë të bëj që të mos ndikojë më tek unë. Mund të thuash se jam një gafë (qesh), por në fakt kurrë nuk jam ndjerë më mirë gjatë gjithë jetës time- rehat me veten dhe me shprehjen, “Jo kjo nuk do të më sjellë gëzim, prandaj nuk mendoj se do ta bëj atë, faleminderit!”

Si e gjetët forcën për tu larguar nga kulti?

Nuk mund të duroja më. Janë disa detaje që nuk mund të thuhen në një intervistë si kjo, por mund të konsiderohet si një akt rebelimi. Thashë se doja të shkoja në kolegj dhe atyre nuk u pëlqeu kjo pasi bën që të largohesh nga grupi dhe më pas je individualisht. Ja çfarë bën edukimi! (Qesh) Pra po, isha e aftë sa të bëja këtë dhe shkova te William&Mary dhe atje fillova të rritesha.

Keni folur shumë për profesorët tuaj te William& Mary, Dr. Howard Scammon i cili duket se ka patur një rol kyç në karrierën tuaj.

Po Dr. Scammon! Madje kur kam qenë te William&Mary dhe u bëra e njohur në qytet dhe kolegj falë gjërave që kisha bërë në teatër, ai më takoi dhe më tha, “Mbaj mend, je një peshk i madh në një pellg shumë të vogël.”(Qesh) Kjo më shërbeu.

Duket sikur ai ju mbajti me këmbë në tokë. Sigurisht që ju jeni ende një ‘peshk i madh’. Aktorët thonë shpesh se nuk ka role të mira pas moshës 30 vjeç por për ju duket sikur rolet e mira nuk mbarojnë kurrë.

Unë jam e hapur për çdo lloj oferte dhe kam qenë e hapur që në fillim të karrierës time. Direkt pas filmit të parë, u futa në televizion dhe më thanë se kjo do ta prishte karrierën time. Përgjigjia ime ka qenë gjithnjë, “Epo Anglezët e bëjnë. Pse të mos e bëjmë edhe ne?” (Qesh) Mendoj se kam shkuar atje ku është shkrimi. Nëse është një film i pavarur do të shkoj. Nëse është në skenë do të shkoj dhe nëse është televizion do të shkoj. Damages është shkrimi më i mirë që kam patur në të gjithë karrierrën time. Pra unë mendoj se nuk e kam kufizuar veten time.

A ke një rol përcaktues- si për shembull Alex në Fatal Attraction. Është e çuditshme që edhe pas 30 vjetësh, ky është roli  me të cilin të njohin më mirë?

Jam me fat që kam patur një rol të tillë- dhe që kemi fjalën “bunny boiler” tashmë ne fjalorin tonë (Qesh). Mendoj se është mirë. Ska problem të trembësh burrat.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF