KreuCelebrity

5 PROGRAMET shqiptare që do të donim t’i shihnim ende!

Kohët e fundit hapësira e lirë që gjithsecili prej nesh ka për t’ja kushtuar televizorit është tejet e kufizuar. E nëse e lidhim edhe me mungesën e programacioneve origjinale, që të ngjallin emocione, debate, grintë për të marrë pjesë në lojëra, ndonëse nga ekrani; që i sjellin personazhet e njohur të ekranit në dimensione krejt të panjohura… të gjitha këto çojnë në realitetin e sotëm kur televizori po përdoret pak ose aspak. Darkat që mblidhnin të gjithë pjestarët e një familje përpara kutisë magjike, për fat të keq i kanë mbetur së kaluarës. Ne të Bordo sot u bëmë nostalgjik dhe sollëm edhe një herë në vëmendje disa prej programeve që në gjykimin tonë janë ndër më të mirët që televizionet shqiptare kanë prodhuar ndonjëherë.

Sikur të riktheheshin edhe një herë!

Netë vere

19 vite më parë vera e vitit 2000 do të ishte më e veçanta për publikun shqiptar që darkave ulej para televizorit dhe shijonte programin më të ri rinor, “Netë Vere” në Tv  Klan. Albert Dumani, autor programesh, prezantues dhe aktualisht Drejtor Programacioni, realizoi 4 sezone të spektaklit veror, së bashku me Fatos Risto. Lojëra buzë pishinës, muzikë, kërcim, sfida të ndryshme bënin që publiku të fiksohej para ekranit për gjatë gjithë programit.  Atmosferën e ndiznin edhe më të ftuarit VIP të cilët në çdo puntatë performonin këngët e tyre e gjithashtu merrnin pjesë në lojërat e organizuara.

T’kam zemër

Nisi në fillim të transmetohej në ekranin e TVSH nën moderimin e Rudina Magjistarit. “T’kam zemër” do të ishte i pari program shqiptar me karakter social, që vinte në formën e shoë-t. Njerëz të thjeshtë, por jo vetëm përmes këtij programi kishin mundësi të surprizonin të dashurit e tyre. Mandej emisioni u transferua në ekranin e Vizion Plus, por nuk pati impaktin e duhur.

Mos u nxeh

Një ndër programet e shumta që Turjan Hysko ka realizuar në Vizion Plus ka qenë “Mos u nxeh”. Ndoshta mund ta kishit harruar, por disa vite më parë, “Mos u nxeh” i Turit thithi një audiencë të konsiderueshme, teksa mes lojërash e sfidave interesante vinte përballë emra të njohur të ekranit shqiptar. Një program i denjë për fundjavë, ku publiku kishte mundësinë të relaksohej duke shijuar garën mes VIP-ave shqiptar, duke njohur kështu edhe një anë tjetër të tyre. E ka menduar ndonjëherë Turi ta rikthejë këtë emision?! Nuk e dimë, ama neve dhe jemi të sigurt edhe juve ju ka pëlqyer shumë.

Kontrata

Programi që erdhi nëpërmjet një interviste në formën më të veçantë të mundshme. Transmetuar në televizionin Agon Channel nën moderimin e Sonial Meços, është përcjellë tek shikuesi si risia e televizioneve shqiptare. Moderatorja përmes një interviste të gjatë me të ftuarin VIP, duke prezantuar një tjetër dimension të emrit të famshëm, shpesh atë më njerëzorin. Me mbylljen e televizionit Agon Channel, “Kontrata” u la përgjysmë, për të mos u vazhduar më në asnjë televizion tjetër. Sonila Meço nëse po na lexon, ne të Bordo e me siguri edhe publiku kemi shumë dëshirë ta risjellësh edhe një herë këtë super program.

M’fal për shprehjen

Viti 2016, e gjeti aktorin e humorit Elvis Pupa në një nga programet e Digitalb, përkatësisht “M’fal për shprehjen”. Ngritur mbi batutat e humorin, pjesë e formatit nuk mund të mos ishin as të ftuarit, ashtu sikurse vlen të theksohet se Pupa u pa herë në rolin e moderatorit, herë në atë të aktorit nëpërmjet skeçeve. Një bashkëpunim i shkëlqyer mes skenaristit Florjan Binaj dhe karizmës së Elvisit, Elga Cenos dhe ‘aktorëve’ të tjerë të këtij produksioni krijoi një program që për hir të së vërtetës bëri diferencën në programet shqiptare. Për fat të keq “M’fal për shprehjen” zgjati vetëm një sezon, pasi sipas drejtuesve të Digitalb mungesa e komercializimit nuk thithi audiencën e pritur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF