KreuCelebrity

Pjata që e ndihmon Xhenifer Lopezin të qëndrojë në formë!

Pasi shpalli sfidën e 10 diteve, kohë përgjatë të cilës nuk duhet ngrënë sheqer dhe karbohidrate, JLO i “qerasi“ fansat e saj edhe me një ide sesi të ushqehen shëndetshëm, ashtu sic bën dhe ajo vetë. Xhenifer postoi foto nga pjata që konsumon më shumë e që duket e ka ndihmuar të marrë kaloritë e nevojshme duke ruajtur ndërkohë një peshë të qëndrueshme.

49 vjecarja nuk e mohon që punon shumë për trupin e vet, dhe së fundi nuk po i ndahet palestrës, por edhe dieta ushqimore ka rëndësi të madhe në përpjekjet për humbjen e kileve të tepërtë dhe më e rëndësishmja, në ruajtjen e peshës së re, të arritur me aq mund!! Pjata ka: lulelakër, oriz, avokado, peshk ton, lakër Bruskeli e spec të verdhë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF