KreuCelebrity

Yjet po heqin dorë nga botoksi: trendi i ri po bëhen rrudhat, strijat dhe celuliti!!!!!

Gjithmonë e më shumë yje po i thonë “Jo“, fillerave dhe botoksit. Dëshira që po ngre krye tani është ajo e të qënit vetvetja, me rrudha, strija e celulit. E penduara më e fundit është  Yolanda Hadid, mamaja e modeleve Gigi dhe Bella. Yolanda ka nisur të shpërndajë në Instagramin e saj leksion mbi pozivitetin e trupit ( #bodypositive).

55 vjetorin, ajo e festoi me një foto me veshje të brendshme dhe deklaratën se tani ndihet e cliruar nga fiksimi i “ ndërhyrjeve estetike“ si dhe nga protezat e silikonit në gjoks ( të cilin e ka hequr).

Edhe mbretëresha e make up-it, Huda Kattan rrëfeu se ka pasur një eksperiencë të keqe me fillerat në buzë, të cilët i ka provuar në 2009-tën, dhe që prej atëherë ka pasur disa ndërhyrje të tjera por thotë se buzët praktikisht i janë shkatërruar.

Megjithatë, yjet që vazhdojnë ta shohin kirurgjinë plastike si ndihmë për pamjen e tyre, nuk janë të paktë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF