Po qarkullojnë disa lajme të cuditeshme ne shtypin amerikan, sipas të cilave, dukesha shtatzënë është kthyer në personin më të urryer brenda familjes mbretërore. Sipas Globe, një email që ka përfunduar në dorë të medias, e që është nisur nga “nivelet më të larta të Buckingham Palace” pretendon se dukesha konsiderohet e tmerrshme!
Sjellja e saj ofenduese, shpenzimet pa fre, lidhjet problematike familjare dhe qëndrimi sfidues e bëjnë të padëshiruar në monarki. Spekullimet mbërrijnë deri aty sa të tregojnë se mbretëresha Elisabetë, dikur mbështetëse e madhe e saj, e paska cilësuar Meghanin si një “kancer që duhet shkulur“ dhe se ajo po përgatit divorcin e ciftit, duke i ofruar dukeshës 37 milionë dollarë që të ndahet nga nipi, duke ia hequr sigurisht titullin por duke ia dhënë fëmijës titullin që i takon.
Meghani sipas këtij skenari do të zhvendoset në Amerikë, ndërsa fëmija do të rritet në Britani. Divorci duhet të jetë i shpejtë e të finalizohet që përpara se të lindë nga fillimi I majit. Ky është plan veprimi të cilin ish aktorja zor se mund ta pranojë, ndërsa Harry e paska bërë të qartë se “vetëm i vdekur“ do të ndahet nga e shoqja.



















