29 janari i 2018-ës do të mbetet përjetësisht data më e rëndësishme në jetën e Zaimina Vasjarit. Sot Khloe, mbush 1 vit jetë, ndërsa Zaimina 1 vit që përjeton statusin e ëmbël të të qenit mami. Përmes një video emocionuese ku shfaqen momentet e ëmbla të Khloe me prindërit, ish-miss-i ka uruar të voglën e saj në ditëlindjen e saj të parë.
Sykaltra e vogël ja ka zbukuruar jetën mamit e babit!
Khloe është frut i dashurisë mes Zaiminës dhe partnerit Klodit, të cilët jetojnë një lidhje prej më shumë se 10-vjeçare.



















