KreuCelebrity

WOW, katër shqiptaret më të famshme në botë në një këngë!

Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max janë momentalisht shqiptaret më të njohura në botë. Katër bukuroshet e talentuara çdo herë e më shumë po na bëjnë krenar, pasi ato po shkëlqejnë krah më të të famshmëve të globit. Duket se Bebe Rexhës i ka lindur një ide shumë e bukur: Të katra në një këngë së bashku. Këngëtarja e ka bërë publike këtë kërkesë nëpërmjet një postimi në twitter ku shkruan:

“Dua një bashkëpunim”, ndërsa ka tag-ur emrat e tre këngëtareve të tjera.

Ndërsa ne na duket një ide fantastike dhe do të donim që një bashkëpunim i tillë të realizohej me të vërtetë, ama siç dihet Dua dhe Rita nuk ka kanë një marrëdhënie fort të mirë me njëra tjetrën, duke e bërë të vështirë mundesinë e një kënge me 4 vajzat e telentuara shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF