KreuCelebrity

Flori Mumajesi, Getoar Selimi, Marina Vjollca bashkë në një emision?

Prej javësh po qarkullon lajmi se në televizionin Klan do të trasmetohet një talent-show vetëm me muzikë shqip. Mendohet se autorësia e këtij programi do të mbajë emrin e këngëtarëve Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi. Dyshimet rreth këtij spektakli kanë nisur nga një postim i Florit në Instagram, por që është fshirë.

Në fakt pak javë më parë u përfol për një program të tillë i cili do të ishte nën moderimin e Marina Vjollcës, por sipas aludimeve mes bashkëshortit të saj Getoarit dhe drejtuesve të televizionit nuk u arrit një marrëveshje.

Pra, Flori, Getoari dhe Marina mund të jenë së bashku në këtë talent-shoë?! Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga treshja e famshme, por formula duket tejet intersante që mund të përkthehet pse jo në super sukses, duke marrë parasysh edhe impaktin dhe numrin e madh të fansave që ata kanë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF