KreuCelebrity

Konfirmohet: katër shqiptaret më të famshme në botë, një këngë së bashku!

Ajo që deri dje dukej një ëndërr e bukur për të gjithë fansat e Rita Orës, Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Ava Max duket se do të bëhet realitet. Mjaftoi një status i Bebe Rexhës në tëitter, ku krejt papritur kërkoi një bashkëpunim mes katër ‘shqipeve’ e fansat anekënd botës, por sidomos ata shqiptarë, të emocionoheshin nga një lajm i tillë.

 

Nëse dje u duk më shumë si një dëshirë e Bebes, sot statusi i saj ka marrë konfirmimin e tre bukurosheve të tjera, të cilat i janë përgjigjur po ftesës së saj.

Me të drejtë Rexha e ka quajtur një bashkëpunim të tillë si një himn suksesi, si për të kremtuar atë ç’ka yjet shqiptare kanë arritur në tregun ndërkombëtar të muziës.

Tani mezi po presim këngën!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF