Që prej mbyllje së pragramit “Për drekë me mua”, që u moderua për një sezon nga Arjola Shehu, prezantuesja nuk u pa më në televizion. Arjola Shehu duket se i ka dhënë fund pauzës dhe shumë shpejt do ta shohim sërish në ekran. Asaj i është besuar spektakli “Netët e klipit shqiptar” dhe lajmin e ka ndarë në rrjetin social Instagram.
“Sa shumë kam dashur ta ndaj me ju këtë lajm. Erdhi momenti! Rikthehet Festivali “Netët e klipit shqiptar”, edicioni i 16-të. Petri Bozo jam e lumtur që ma besove mua këtë projekt të rëndësishëm tëndin”; ka shkruar Shehu nën një postim në llogarinë e saj në Instagram.
Netët e Klipit Shqiptar do të rikthehet pas 3 vitesh pauze pasi që prej vitit 2016 ky festival nuk u shfaq më.



















