Ndryshe nga pjesa më e madhe e të njohurve ose jo, që në Instagram postojnë një ‘realite’t që shpesh nuk i ngjan atij të vërtetit, Emina Çunmulaj postimet e saj i ka krejt pa filtra e kjo në kuptimin e plotë të fjalës. Pa make-up, me flokë të pakrehur, me pizhame, mes rrëmujës së fëmijëve, apo përditshmërisë së një nëne është realiteti shpesh në instagramin e supermodeles shqiptare.
Dhe ja së fundmi ajo ndan me ndjekësit e saj një problem me lëkurën e fytyrës që shumë prej nesh do ta fshihte nëpërmjet grimit apo filtrave. Mesa duket, për shkak të stresit asaj I kanë dalë akne në fytyrë, dhe krejt pa komplekse Emina poston videot në instastory.
Në fakt nuk çuditemi aspak me këtë veprim të mamit të Ella Farias dhe Mia Sorayas, përveçse na shtohet edhe më vlerësimi duke ja zilepsur thjeshtësinë që e karakterizon.



















