KreuCelebrity

Zbulohet lidhja e Bora Zemanit me aktorin e njohur!

Një vit më parë ajo i dha fund marrëdhënies me partnerin e njëkohësisht babain e djalit të saj, Vin Veli. Duket se Bora Zemani ka lënë pas krahëve ndarjen dhe po përjeton sërish emocionet e një lidhje të re. Burime për Alpenews kanë treguar se moderatorja bukuroshe është në një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj.

Bora dhe Donaldi kanë qenë në të njëjtën periudhë për disa muaj në televizion Klan, ku moderatorja ishte krah Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike”, ndërsa aktori ishte konkurent në garën e kërcimit “Dance With Me”. Nisur nga kjo nuk përjashtohet mundësian ‘shkëndija’ mes dyshes të ketë lindur pikërisht në ambinetet e Tv Klan.

Me përfundimin e “Kënga Magjike”, Bora Zemani është momentalisht jasht ekranit, ndërsa Donald Veshaj vijon karrierën e tij si aktor në spektaklin e humorit “Al Pazar”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF