KreuCelebrity

2 vite pas ndarjes Angelina Jolie dhe Brad Pitt kapen ‘mat’ në Los Angelos!

Ndarja e tyre ishte e bujshme, ndër më të papriturat në personazhet e njohur në Hollywood. Divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt u pasua më tej me probleme në marrëdhënien e tyre, për shkak të kujdestarisë së gjashtë fëmijëve. Qysh prej 2016-ës kohë kur edhe doli në dritë lajmi për ndarjen e tyre, çifti nuk u pa e nuk u foografua asnjëherë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por pasditja e së enjtes (31 janar) duket se kishte rezervuar një surprizë shumë të këndshme për fansat që ende shpresojnë për një ribashkim mes ish-çiftit Jolie-Pit.

Ish-çifti është fotografuar në një zyrë në Los Angelos ku thuhet se kanë qëndruar për rreth tre orë duke biseduar. Sipas burimeve pranë çiftit është konfirmuar se Angelina dhe Brad janë takuar dy herë brenda javës për të biseduar rreth divorcit dhe fëmijëve. Gjithashtu një arsye tjetër për të cilën atyre do t’u duhet të takohen është fondacioni  i përbashkët që kanë. Këto janë arsye të mjaftueshme që ish-çifti të lërë mënjanë mëritë dhe të ruajnë një marrëdhënie paqësore.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF