Lajmi se velina e “Stopit“ ishte pezulluar menjëherë pasi mori pjesë si e ftuar në emisionin e Bieta Sulos, “ Ftesë në 5“ në Top Channel, mori dhenë. E ndërsa fillimisht u hamendësuar që arsyeja e largimit të beftë ishte pikërisht kjo, Alesia e ka pohuar dhe vetë se shkaku që në studion e emisionit investigativ në Tv Klan u zëvendësua menjëherë, ishte pikërisht ky!
“Të dashur miq!
Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet, unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo, për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në “Top Channel” dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një sms. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tanë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e media-ve, ku nuk respektohet asnjë llojë kontrate pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që unë nuk jam as e para dhe as e fundit. Jam e detyruar ta bëjë këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti, do të shihemi në një projekt të ri. Ju dua, Alesia”, ka shkruar ajo në Instagram.



















