Këtë javë lajmi i largimit të velinës Alesia Bami nga emisioni “Stop” është komentuar në çdo portal.
Ishte vetë velina që sqaroi nëpërmjet një postimi në rrjetin social isntagram se sipas saj drejtuesit e televizionit e kanë pushuar nga puna duke ja komunikuar vendimin vetëm me një sms, dhe arsyeja është pjesmarrja e Alesias si e ftuar në programin “Ftesë në 5”, në Top Channel.
Ndërkohë gjithmonë një histori ka dy anë medalje e duket se ana tjetër ajo e Tv Klan ka treguar për blitz.al versionin e tij.
“Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit. Përveç kësaj, të dyja velinat duhej që për çdo dalje televizive të merrnin paraprakisht leje tek dy drejtuesit e emisionit Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj”; kanë treguar burimet nga televizioni Klan.



















