KreuCelebrity

U aksidentua pesë ditë më parë; Eni Çobani flet për herë të parë

Eni Çobani ka pësuar një aksident të frikshëm mbrëmjen e 27 janarit, teksa kthehej nga një darkë me mikeshat e saj. Automjeti që drejtohej nga juristja e njohur ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur duke rënë poshtë urës në hyrje të Bajram Currit.

Për fat të mirë përveç dëmeve psikologjike, asnjë prej zonjave të ndodhura në makinë nuk pësuan asnjë dëm serioz. Pesë ditë nga ngjarja e frikshme, Çobani ka reaguar për herë të parë për Gazeta Shqiptare, ku ka rrëfyer se është ende tejet e tronditur nga ajo që i ka ndodhur.

“Të më falni për vonesën në përgjigje, por jam akoma e rënduar nga ajo që përjetova. “Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës, por unë e parandjeva se diçka nuk do shkonte mirë dhe e ktheva në momentin e fundit. Jam ende e tronditur, kam përjetuar dhe po përjetoj shokun që më ka lënë ky aksident. Për një moment më kaloi jeta para syve”; është shprehur Eni.

Krahas karrierës së saj si avokate, zonja Çobani vijon të jetë e pranishme çdo të dielë në programin “E diela shqiptare”, si moderatore e rubrikës “Shihemi në gjyq”.