Moderatori i njohur ishte i ftuar në “Thumb“, ku ndonëse foli për planet e tij profesionale, nuk shpëtoi dot pa pyetje edhe për ato personale. Ai rrëfeu se me të shoqen, ish deputeten e PD-së Mesila Doda, kanë pasionet e tyre të përbashkëta, dhe një nga këto është gatimi.
Atëherë një nga drejtueset e emisonit e pyeti nëse kanë menduar ndonjëherë të hapnin një restorant. Dhe Keli dha këtë përgjigje: “Kemi 10-15 vjet që e mendojmë dhe nuk e marrim guximin. Ne gatuajmë për qejfin tonë, për mysafirët. Restoranti është një nga bizneset më të vështira dhe mjafton të shohësh listën time të kredisë për ta kuptuar sa lekë kemi. Për fat të keq, nga të gjitha politikanet, unë ika mora atë që është më e varfra!!!


