Ajo është një ndër ish- atletet më të talentuara që ka patur Shqipëria, e krahas kësaj Klodiana Shala njihet edhe për tipin e hapur që ka. E ftuar në programin “Late Night Show”, moderuar nga Kastro Zizo, sportistja e njohur rrëfeu fillimet e karrierës së saj kur në vitet ’95 Klodiana u shpall si sportistja më e mirë në Europë.
Nisur nga kjo Shalës ju akordua një bursë prej 1000 dollarësh në muaj, për katër vite rresht. Pyetjes së Kastros se si i shpenzonte paratë, Kodiana ju përgjigj se asaj i duhej të udhëtonte për të bërë fazë përgatitore, ndaj një pjesë e parave shkonte për udhëtimet; ndërsa pjesa tjetër shkonte për shpenzimet personale duke i ardhur në ndihmë edhe prindërve. Madje Shala tha se atë kohë ka mbajtur edhe ish-të dashurin me lekë.
“Kam mbajtur me lekë dhe mamin dhe babin e madje edhe ish-të dashurin, që kam bashkëjetuar. Njeriu jeton, nuk ka pse bëhet pishman, ato janë fate, kismet”; u shpreh Shala.
Aktualisht Klodiana është e angazhuar me biznesin e saj, palestrën të cilën e menaxhon prej vitesh.



