KreuCelebrity

Kush e dinte? Kjo gazetare shqiptare jetoi në Kosovë me Kastro Zison dhe Getoar Selimin!!!

Ishte dicka që nuk e kishin thënë më parë, por e mësuam falë emisionit “Late Night Show” , ku gazetarja Zhaklin Lekatari, rrëfeu se me Kastro Zison dhe Getoar Selimin kanë jetuar bashkë për disa kohë në Kosovë. Po si i ndanin punët? Zhaklin, sic tregoi vetë, i ndihmonte djemtë me hekurosje dhe punët e shtëpisë, ndërsa gatimin e bënte Getoari.

Historia është që unë dhe Kastro jemi miq shumë të mirë prej shumë vitesh. Sidomos në kohën kur unë jetoja në Kosovë, ka thënë gazetarja. Kastro shpjegoi se kishin qenë një trio e fortë. Unë, Getoari dhe Zhaklin nuk kishim lidhje me njëri-tjetrin, por na lidhnin parimet mbi jetën, është shprehur ai.