KreuCelebrity

Aksidenti/ Ardit Gjebrea: Zoti nuk të mori pranë vetes, por të la me ne Eni

Eni Çobani ka pësuar një aksident të frikshëm mbrëmjen e 27 janarit, teksa kthehej nga një darkë me mikeshat e saj. Automjeti që drejtohej nga juristja e njohur ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur duke rënë poshtë urës në hyrje të Bajram Currit.

Për fat të mirë përveç dëmeve psikologjike, asnjë prej zonjave të ndodhura në makinë nuk pësuan asnjë dëm serioz.

Megjithatë duket se aksidendti nuk ka qenë aspak i lehtë dhe një mrekulli i ka shpëtuar Eni Çobanin dhe mikeshat e saj pa asnjë dëmtim serioz. Pesë ditë nga ngjarja e frikshme, Çobani ka reaguar për herë të parë këtë fundjavë ku ka rrëfyer se është ende tejet e tronditur nga ajo që i ka ndodhur.

“Të më falni për vonesën në përgjigje, por jam akoma e rënduar nga ajo që përjetova. “Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës, por unë e parandjeva se diçka nuk do shkonte mirë dhe e ktheva në momentin e fundit. Jam ende e tronditur, kam përjetuar dhe po përjetoj shokun që më ka lënë ky aksident. Për një moment më kaloi jeta para syve”; është shprehur Eni.

I prekur nga kjo ngjarje e mikeshës dhe bashkëpunëtores së tij Ardit Gjebrea ka shkruar një status të gjatë në rrjetin social instgram ku nën një foto të tij dhe Enit ai përshkruan aksidentin e mikeshës së tij.

“Të mendosh se cfarë aksidenti kalove Eni. U rrokullise disa herë me makinë, natën, me borë, mbi 20 metra në fund..përrua. E çafrë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori këtë herë pranë vetes, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!”; shkruan Gjebrea.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF