Pak ditë më parë, teksa udhëtonte drejt Kosovës, Luana Vjollca e veshur me pizhama prej pellushi nuk ngurroi aspak të shkrepte një foto e ta ndante me 1 milion ndjekësit e saj në instagram.
“Kartolina ime e dimrit: Pizhama, borë, makinë e palarë”; shkroi moderatorja seksi nën foton e publikuar.
Dhe ja tek është edhe Marina, për të sfiduar të motrën teksa pak orë më parë, e veshur me një palë pizhama të bardha të ngrohtë, njësoj si Luana me t’u çuar nga shtrati i ka hipur makinës me veshjen e gjumit.
“Duke i bërë sfidë Luana Vjollcës me pizhame”; shkruan Marina në videon e postuar.
Kështu si e kanë nisur motrat e famshme nuk do të ishte aspak çudi, që pizhamet prej pellushi (ose jo) të kthehet në modë, për të mos i përdorur vetëm në gjumë…



















