Që prej marrjes së mandatit si Kryeministre e Serbisë, Ana Branbiç është përfolur shumë për orientimin e saj seksual. 43-vjeçarja prej disa kohësh bashkëjeton me partneren e saj disa vite më të re Milica Djuriç.
Por së fundmi çifti nuk është parë më në publik së bashku dhe arsyeja duket se qenka tejet madhore. Ana dhe Milica janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, pasi biondja simpatike raportohet se është shtatzënë. Sipas gazetës serbe “Gloria”, partnerja e Kryeministres së Serbisë i është nënshtruar fekondimit artificial dhe aktualisht ka marrë pushimet e shtatzënisë.