Tek “ Rudina“, është e pamundur të mos rrëfesh gjëra që nuk I kishe thënë më parë, e nuk janë të paktë personazhet që mund ta konfirmojnë këtë. Dhe ndonjëherë, nuk i shpëton dot as përlotjes. Të dyja këto i ndodhën Jona Spahiut, e cila kujtoi në këtë emision të atin, që ka ndërruar jetë 6 vjet më parë.
Për herë të parë, e motra i bëri një surprizë, një video-mesazh ku i thoshte sesi Jona ka qenë mbështetje e madhe e për të dhe të ëmën gjatë kësaj periudhe. Ishte një moment I ngarkuar për emocion për moderatoren, që shpjegoi se emotra është mjaft e turpshme dhe fakti që e hodhi këtë hap, është mjaft domethënës.
E meqënëse po flitej për të atin, ajo rrëfeu sesi ceremoninë e dasmës zgjodhi ta bënte pikërisht për babain e saj të ndjerë.
Pasi mësuan lajmin e shtatzanisë, ajo dhe i shoqi Frenkli kanë organizuar ceremoninë private ( e cila dashur pa dashur, u bë publike). Por ndërsa bashkëshorti nuk ishte fare natyrë ceremoniale, Jona tha se mendoi të atin, që si cdo prind do donte ta shihte vajzën në të bardha, dhe ai nuk ishte aty për ta parë. E bëra edhe për kujtimin e tij e për ta respektuar, sepse ai do më shihte dhe nga lart, ka qenë komenti prekës i Jonës.