Në kulmin e karrierës së saj bënte 1 milionë dollarë në vit, por sot është e pastrehë dhe jeton rrugëve të Barcelonës. Nastasia Urbano, 57, ka qenë një emër i njohur në kohën e supermodeleve si Linda Evangelista, ka qenë fytyra e parfumit ikonë të Yves Saint Lauren, Opium dhe darkonte me Jack Nicholson e Andy Warhol .
Jeta e saj ama, mori një kthesë të tmerrshme, ndryshe nga ajo e kolegeve të veta.
Në moshën 20 vjecare, fytyra e bukuroshes spanjolle mbulonte kopertinat e revistave si Vogue në Europë, dhe më pas u zhvendos në Nju Jork ku firmosi me agjensinë e famshme të modeleve, Ford. Kisha gjithcka, jetoja si mbretëreshë, kujton ajo.
Por jeta I ndryshoi kur takoi njeriun që do të bëhej bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj. Ai kishte arritur tia merrte të gjitha paratë , duke e lënë në një gjendje të mjerueshme dhe ajo përfundoi e dëbuar nga disa shtëpi, sepse nuk kishte mundësi t`i paguante!!