Menjëherë sapo akrepat e orës janë puthur mesnatën e kaluar, miqtë e dashur të Orinda Hutës janë bërë bashkë dhe kanë trokitur në shtëpinë e saj, kur ajo as që e priste, për t’i uruar asaj ditëlindjen e 32-të.
Me lule, pije, tollumbace, tortë dhe ëmbëlsira miqtë e Orindës ‘mësynë’ në shtëpine e saj ku me siguri kanë festuar deri në agim.
Nuk mund të mungonte edhe urimi nga bashkëshorti Turi i cili zgjodhi një urim me humor për partneren e tij të jetës.
“Ja na u rrit gruaja”; shkruan Turjani nën një foto ku janë të gjithë miqtë në shtëpinë e çiftit.