Ishte prekur shumë nga filmi vizatimor që po shihte, dhe kur e ëma i kërkon të mos qajë më dhe t`i ndërrojë kanalin, vogëlueshja bën pyetjen epike që e bëri të ëmën të shpërthente në të qeshura, dhe internetin po ashtu: “ A të qaj pesë minuta? “. Vogëlushja ka tërhequr aq shumë vëmendje sa kjo nuk i shpëtoi as moderatoreve si Roza Lati apo Bieta Sulo. Së fundi, vajza e quajtur Rea Sefa ka qenë e ftuar tek “ Ftesë në 5“ , ku tregoi edhe një herë sa fëmijë I këndshmë dhe original është!