Është një ndër filmat më të dashur për publikun shqiptar. Protagonisti kryesor Tili është nga ato personazhe që edhe sot kujtohen me nostalgji dhe mbahen mend mirë në kujtesën e publikut shqiptar të viteve ’80.
Për Arben Latifin ky do të ishte roli i parë dhe i vetëm që ai do të realizonte, pasi për fat të keq, ndonëse debutimi i parë i tij si aktor rezultoi tejet i suksesshëm, Latifi nuk e vijoi më tej karrierën si aktor.
Aktualisht ai jeton në Gjermani e ndonëse kanë kaluar 37 vite, duket se shprehinë prej trazavaçi Arbeni e ka po njësoj si Tili i dikurshëm.



















