Është fëmija i tyre i parë, dhe vjen pas disa përpjekjesh jo të suksesshme për shtatzani. Por gërat sërish nuk kanë shkuar vaj për Fahriye Evcen. Në muajin e shtatë të shtatzënisë, aktorja është ndier keq dhe ka përfunduar me urgjencë në spital.
Mjekët thonë se ajo është prekur nga gripi dhe virozat stinore, por duket se ka shfaqur ndërkohë edhe komplikacione ndaj po mbahet nën kontroll me shpresën që të parandalohet një përkeqësim i situatës.
Bashkëshorti i saj Burak Ozçivit, po e pret me padurim fëmijën e ka deklaruar se derisa ai të vijë në jetë, nuk do të marrë pjesë në asnjë projekt të ri.



















