Ishte një divorc shumëpërfolur e mjaft i bujshëm ai i Saimir Cilit dhe Suela Kalasë. Por nga sa shpjegoi ajo vetë në “Ftesë në pesë” , ku ishte bashkë me të bijën Isea për të folur rreth pjesëmarrjes në “The Voice Kids”, përmendi divorcin duke e cilësuar si dicka krejt normale. Suela theksoi ndërkohë se marrëdhënia mes ciftit nuk paska qenë vërtet aq e acaruar, sa është paraqitur në media.
“Më shumë e agravuan mediat situatën tonë me gjithë budallallëqet që u folën, sesa e kishim ne vetë situatën. Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë”, ishte komenti I Suelës.



















