Ata kanë një marrëdhënie shumë të bukur e të ngushtë me njëri-tjetrin. Ardit Gjebrea dhe e bija Ana ndajnë shpesh momente të ëmbla në rrjete sociale duke na rrëmbyer zemrat të gjithëve.
Teksa të dy bashkë kanë qenë duke parë mbrëmjen e së dielës programin “Lufta e nuseve” duket se Ana i ka bërë një pyetje që e ka emocionuar tej mase babain e saj.
“Babi, ti do më shoqërosh mua kur të martohem?”; e ka pyetur e vogla ndërsa në kokën e babi Arditit rrihte si çekan dëshira e madhe që ai ta arrijë atë ditë.
“Mendova: Veç ta arrij atë ditë…”; ka shkruar Gjebrea në instastoryn e tij.
Do të duhen ende shumë vite derisa Ana të marrë këtë hap, e deri atëherë babi Arditi do ta shijojë të voglën vetëm për vete e mandej ashtu si çdo baba edhe ai me siguri do të shoqërojë Anën në altarin e rëndësishëm drejt njeriut që ajo do të zgjedhë.



















