KreuCelebrity

14 shkurti i Fatmir Hysenbelliut nuk qenka aspak siç mund ta imagjinoni

Është një ndër beqarët më të lakmuar në Tiranë, ama duket se Fatmir Hysenbelliu qenka single në kuptimin e plotë të fjalës. Pas dy ditësh është festa e të dashuruarve, që mesa duket pinjollin i njohur e ka gjetur vetëm.

27-vjeçari ka postuar një foto në instastory-n e tij ku duket personazhi i animuar Sponge Bob, i ulur në kinema vetëm.

“Unë për 14 shkurt”; shkruan Oni (siç edhe miqtë e thërrasin), duke na lënë të kuptojmë se bukuroshi i familjes së njohur do të kaloka një Shën Valentin ndryshe nga ç’mund ta imagjinuar.

Urojmë që ‘gjërat’ të ndryshojnë 14- shkurtin e ardhshëm Oni; ndërkohë gëzuar 15 shkurtin!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF