Edhe pse që kur solli në jetë vogëlushen e saj, Ajka, Xhensila Myrtezai nuk ka qenë shumë aktive përsa I takon produkteve muzikore, nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për praninë e saj në rrjetet sociale. Ajo ka postuar vazhdimisht foto e ka rrëfyer përpjekjet për rikthimin ne formën e mëparshme fizike ( me sukses të plotë, mund ta themi këtë), ndërsa ka hedhur edhe pamje ku shfaqej super e kuruar.
Por së fundi, Xhensila I ka treguar fansave edhe sesi është në jetën e përditëshme, e madje dhe me syze. Me këtë pamje dhe flokët e kapura bisht, nuk do ta njihnim, ndonëse sërish është mjaft simpatike!