Lule, dedikime me fjalë zemre, dhurata materiale e shpirtërore gjithçka pamë këtë 14 shkurt në personazhët e famshmëm shqiptar!
Por nëse do të na duhet të zgjedhim dhuratën më të bukur e më kuptimplotën, të gjithë biem dakord se aktorja kosovare Teuta Krasniqi është përkëdhelur tejet nga bashkëshorti i saj Adonis Morina.
Adonisi ka menduar ta ketë syrin e bashkëshortes gjithmonë me vete, duke e shenjuar në shpinën e tij nëpërmjet një tatuazhi. Tejet e emocionuar nga surpriza e partnerit, Teuta ka ndarë në instastori Valentinin e saj teksa mban në shpinë syrin e saj!
“Trupi yt është udhëtimi yt dhe tatoo’t e tuaj janë historia jote. Zemër faleminderit për dhuratën më të çmuar e më kuptimplotë të të gjitha kohërave. Ti je historia ime e dashurisë, historia e jetës time…Valentini im të dua”; ka shkruar aktorja në foton e postuar duke shprehur kështu emocionet që mori nga kjo dhuratë e veçantë.
Teuta dhe Adonisi kanë një marrëdhënie 5- vjeçare dhe nga dashuria e tyre ka lindur vogëlushja Kaia. Ndërsa aktorja është gjithashtu nënë e Tarës 8- vjeçare të cilën e ka nga martesa e parë me këngëtarin Blero.