Kur vjen puna tek memorizimi i momenteve, situatave, gjesteve apo sendeve që përkojnë me historinë e dashurisë së një çifti, le ta pranojmë që meshkujt nuk e kanë pikë të dobët!
Apo mos duhet ta mendojmë edhe një herë këtë konstatim, sepse duket se Alfio nuk është ky rast!
Mund të mbani mend takimin tuaj të parë, çfarë veshi ajo, çfarë konsumuat apo çfarë biseduat, por të ruanit paketimin e çajit të parë që keni pirë së bashku, me siguri pak ose aspak mund ta kenë bërë.
Por ja që Alfio e paska bërë, ai ka ruajtur ambalazhin e çajit që ka pirë me Fatmën në takimin e tyre të parë!
Çifti ka rrëfyer për revistawho.com disa të pathëna të romancës së tyre dhe gjesti i shefit të kuzhinës neve na bëri shumë përshtypje (sigurisht për mirë)
Që tani e mendojmë Fatmën dhe Alfion kur të jenë 100 vjeç, duke pirë çajin e pasdites, ndërsa ambalazhi i çajit të tyre të parë do të jetë ende aty, mes kujtimesh që ata do të mbledhin në vite!