Që në fillimet e veta arriti të identifikohej si një moderatore mjaft e aftë, e kjo iu shpërblye me afeksionin e publikut. Por Alketa Vejsiu, sic e kemi parë ka dhë një talent tjetër: muzikën.
Ajo ka sjellë herë pas herë këngë që kanë marrë mjaft vlerësim, ndërsa vetë Alketa tregoi në rrjetet sociale se këtë talent e ka trashëguar nga I ati, që paska një zë mjaft të mirë!
“Babo shpirti, e kemi në gjak muzikën si fis. Do të çoj në X Factor. Që të këndon shpirti”, ka shkruar moderatorja në InstaStory.



















