Një nga besytnitë më të njohura kur një çift martohet është se bashkëshorti i ardhshëm nuk duhet ta shohë nusen të veshur me fustan të bardhë para ditës së dasmës, pasi mendohet se sjell ters. Ndërsa pjesa më e madhe e vajzave e respektojnë këtë rit, duket se për Amardën nuk ka qenë aspak problem fakti që Ermali ta shohë me fustan të bardhë, shumë ditë para datës së dasmës.
“Me Ermalin e kemi zgjedhur fustanin tim të martesës në një nga udhëtimet tona. Mendoj se duhet të shtohen nuset që e zgjedhin fustanin me burrin e ardhshëm “; tregoi Ami mbrëmjen e së dielës në programin “Lufta e nuseve”.
Dhe nëse do t’i përmbahemi besësytnisë nuk mund të themi aspak çiftit i ka ecur ters martesa, përkundrazi. Kanë kaluar 9 vite nga dasma e tyre, kanë patur një martesë tejet të lumtur, për të mos harruar qershinë mbi tortë dy fëmijët që e kanë zbukuar edhe më martesën e tyre, djali Joeli dhe vogëlushja Sia.
Pra, vajza nuk ka asgjë të keqë që bashkëshorti juaj i ardhshëm t’ju shohë të veshur nuse para dasme!



















