Ish supermodelja e famshme vazhdon ta tregojë se mosha është një detaj jo thelbësor kur vjen fjala tek bukuria. Përpara 30 vjetësh, Helena Christensen ishte protagoniste e njërit prej videoklipeve më romantike, ”Wicked Game“ të Chris Isaak.
Ish Miss Danimarka tregoi tani, në moshën 50 vjecare, se linjat e saj nuk kanë ndryshuar shumë që prej atëherë. Në foton e realizuar së fundi, vetëm me fund e sutjena, ajo shfaqi siluetën e vet perfekte, e sidomos belin e hollë.



















