Është ndarë sot nga jeta në moshën 85 vjeçare një ng figurat më të njohura të fushës së modës. Karl Lagerfeld është një stilist gjerman, i cili emigroi në Francë kur ishte adoleshent ka qenë drejtuesi ikonik i shtëpisë së modës Chanel për disa dekada, e së fundmi ishte drejtor i Fendi-t.
Javët e fundit Lagerfeld ka shfaqur probleme shëndetësore e madje ai nuk mori pjesë në asnjë sfilatë mode.
Mediat e huaja raportojnë se stilisti ka punuar deri në ditët e fundit të jetës, dukë përgatitur koleksionet Vjeshtë/ Dimër 2019, të shtëpisë së modës Fendi, shoë i të cilit do të shfaqet këtë të enjte në Milan Fashion Week.



















