Në një kohë kur shpirti është mbytur nga materja, për Turin (dhe jo vetëm) arti mund të jetë gjithmonë një rrugëdalje!
Ndonëse për publikun u bë i njohur rreth dy dekada më parë si pjestar i grupit “Produkt 28” për Turjan Hyskon muzika do të mbetej një pasion, pasi karriera e tij do të merrte tjetër kahje, duke ju përkushtuar televizionit.
Megjithatë Turi nuk hoqi dorë asnjëherë nga muzika, edhe pse ka preferuar të vijë rrallë, por më projekte që vlejnë. Projekti më i fundit muzikor i Hyskos është pubikuar vetëm disa orë më parë, e duket se kësaj here emri i njohur i ekranit ka preferuar të vijë me një këngë Himn, kushtuar të gjithë artistëve të vërtetë të këtij vendi, një mënyrë kjo përmes së cilës, ai kërkon t’u thotë atyre Faleminderit! Një ‘përulje’, nëpërmjet kësaj kënge që Turi ka zhgjedhur ta quajë “Artisti, për të gjithë ata që i dhanë kaq shumë skenës dhe publikut shqiptar, pa kërkuar asgjë në këmbim.
“Artisti” Një projekt modest i realizuar përpara disa kohësh por mbetur në sirtar. Një mënyrë e sinqertë për t’i thënë “Faleminderit” të gjithë atyre artistëve që i dhanë aq shumë skenës dhe publikut shqiptar, pa kërkuar asgjë mbrapsht! Bashkë me mjeshtrin Saraçi vendosëm të përdorim notat e gjigandit Kujtim Laro për ta realizuar këtë projekt. Jetojmë në kohë ku shpirti është mbytur nga materialja… Arti mund të jetë gjithmonë rrugëdalje!!”; ka shkruar Turjani në videon promovuese në rrjetin social Instagram.



















