Koha kur ish Miss Shqipëria i mbante fëmijët e saj larg vëmendjes së publikut, ka perënduar. Pasi publikoi foto të tyret në rrjette sociale, Valbona Selimllari hodhi hapin tjetër të “guximshëm“: e nxorri të bijën në programin “Në Kurthin e Piter Panit”.
Vogëlushja ngjante një kukull e vërtetë e veshur me të kuqe dhe ishte mjaft e këndshme ndërsa I drejtonte pyetje Jozefina Topallit. Duket se pjesëmarrjen e saj, Vivien do ta vazhdojë cdo të hënë!



















