Ajo është motra e vogël e një vëllai dhe një motre disa vite më të mëdhenj se Orinda Huta. Moderatorja e “Jo vetëm modë” është kthyer 25 vite pas në kohë, dhe ka postuar një foto teksa shihet me motrën Silven dhe vëllain Tjani. Orinda që asokohe ka qenë vetëm 7 vjeçe duket një çapkëne me flokët e prera fare shkurt.
Por ajo që na bëri më shumë përshtypje tek kjo foto e hershme e fëmijëve të falmiljes Huta, është ngjashmëria e madhe që e motra Silva ka me Orindën.
Në fakt nëse Orinda nuk do ta kishte cilësuar në foto se ajo është në foto së bashku me motrën e vëllain, do të kishim menduar se ajo brunia me sytë e kaltër është vetë moderatorja e njohur, me një ndryshim të vetëm, flokët e zeza.
Motra e Orindës jeton në Irlandë dhe ka dy fëmijë, ndërsa këngëtarja dhe moderatorja është shprehur shpesh nëpër intervista se mbesa e saj Grace dhe nipi Conor, janë dashuritë e saj më të mëdha në jetë.



















