KreuCelebrity

Pengu i regjisores shqiptare: “ Nuk birësova dot një fëmijë“!!!

Janë disa VIP-a shqiptarë që e kanë hedhur këtë hap të lavdërueshëm, madje edhe single, duke kapërcyer kështu mbi një mentalitet që realisht, i përket së shkuarës, por që nuk mund të zhduket brenda natës si me magji. Dhe ashtu sic kemi shembuj ku familja ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në marrjen e një vendimi të tillë, me mbështetjen aq te nevojshme të saj, ashtu ka dhe raste kur ka bërë pikërisht të kundërtën. Kjo i ka ndodhur dhe regjizores Najada Elmazi, e cila rrëfeu tek “ Rudina“ se kishte dashur të birësonte një fëmijë, por ishte penguar nga të afërmit e vet.

Ashtu shumë e ka prekur ky fakt, sa e ka përcjellë edhe në filmin e saj të fundit, “ Unë si ti“.  “Doja të birësoja një fëmijë për t’i dhënë një strehë, dashuri. Por familja më doli kundër. Hezitimi dhe pengesa e parë ishte familja që nuk më mbështetën dhe arsyet kishin të bënin me paragjykimin: ‘Nuk është fëmija yt’. Ka shumë paragjykime të tilla tabu në vendin tonë”, tha regjisorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF