Kanë qenë në prag të martesës, por nuk arritën asnjëherë atje, dhe ndarjen nga Brad Pitt, Gwyneth Paltrow e paska vuajtur aq shumë, sa për pak ka qenë duke hequr dorë nga roli i vet ndoshta më i rëndësishëm, i cili i solli dhe cmimin Oskar, ai tek filmi ”Shakespeare in Love”.
Filmi u shty disa herë, tregon aktorja. Kur më erdhi oferta, sapo kishte marrë fund fejesa e saj me Brad, me te cilin ishin njohur në sheshxhirimin e filmit “ Seven“. Isha në mesin e një ndarjeje të tmerrshme, shumë të rëndë për mua, nuk e pranoja dot në atë moment, rrëfen Gwyneth, sot 46 vjec. Rolin e kishte pranuar disa muaj më vonë dhe ai praktikisht, rezultoi një arritje e madhe për karrierën e saj!