KreuCelebrity

Dua Lipa është një super artiste, por fansat po çmenden për babain e saj!

Ajo ka botën nën këmbë për momentin. Ylli botëror me origjinë nga Kosova, me të drejtë po cilësohet çdo ditë e më shumë si fenomenale. Vetëm 23 vjeç Dua Lipa po korr sukses që artistëve të tjerë ju janë dashur dekada për ta arritur.

Në Brit Award artistja e ‘shkundi’ skenën, por në të vërtetë ishte dikush tjetër që e vodhi shoë-n dhe ai ishte babai i saj Dukagjin Lipa.

I ulur në publik ndërsa ndiqte të bijën duke performuar, monitori fokusoi atë që së fundmi po cilësohet si babai më seksi i shoëbiz-it botëror. Shumë prej fansave e krahasojnë atë me aktorin George Clooney, madje disa prej tyre mendojë se babai i artistes është edhe më i bukur e seksi se ai.

Lum komentesh kanë vërshuar nëpër rrjete sociale, duke koplimentuar dukjen e ish-këngëtarit nga Kosova, i cili në rininë e tij ka qenë një emër i njohur i muzikës rrok.

“Babai i Dua Lipës ishte shkëlqimi i show-t”

“Po digjem për babain e Dua Lipës”

“A e patë babain e Dua-s. Ai është një DILF (kjo shprehje përdoret për burrat në moshë që janë tejet të pashëm e seksi)”

“Zbulimi më i madh më Brit2019 ishte babai i Dua Lipës”: ishin disa prej komenteve të fansave në rrjete sociale.

Zbulimi i DILF bëri që në llogarinë e tij në Instagram numri i ndjekësve të rritej në mënyrë të shpejt, pasi menjëherë pas përfundimit të Brit Awards fansat e kërkuan emrin e Dukagjin Lipa në Instagram.

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF