KreuCelebrity

As lidhje, as fejesë: ja çfarë po kurdisin në të vërtetë Flori dhe Fifi

Dysha e njohur e artistëve kanë shijuar lojën që me siguri me dashje stisën, për muaj me radhë. Flori Mumajesi dhe këngëtarja Fifi herë pas here provokuan publikun me deklarata duke bërë që të aludohej për një romancë mes tyre, ama duket se marrëdhënia  e tyre nuk ka të bëjë aspak me çështjet e zemrës.

Blitz.al shkruan se dy artistët pritet të vijnë me një super bashkëpunim, që duke ja njohur të dyve talentin pritshmëritë tek publiku e fansat e tyre janë me të vërtetë të mëdha.

Kënga e Florit dhe Fifit është përfunduar, madje edhe klipi është pothujase gati për t’u nxjerrë nga ‘furra’ e për t’ju servirur publikut.

Mezi po presim të shohim se ç’kanë gatuar!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF