Të premten e shkuar Meghan Markle mbërriti në New York për të takuar mikeshat e saj të ngushta, por duket se gjithçka ishte një rreng që shoqet i kishin bërë Dukeshës së Sussex pasi për të ishte organizuar një festë e madhe ‘baby-shower’.
Në suitën më luksozë të New York, Grand Penthouse, në “The Mark Hotel”, ku vetëm një natë kushton 75.000 dollarë.
Amal Clooney, Serena Williams, Gayle King, Jessica Mulroney janë disa prej emrave VIP me të cilët Meghan ka shoqëri të ngushtë. Ashtu siç e do zakoni, mami në pritje nuk ka paguar asgjë nga festa gjigande e cila mendohet se ka kushtuar 300.000 dollarë, pasi shpenzimet janë ndarë mes mikeshash.
Sportistja e tenisit Serena Williams thuhet se ka paguar faturën prej 75.000 dollarësh për qëndrimin në suitën luksoze.
Në hyrje të hotelit janë fotografuar të ftuarit teksa me dhuarta në duar janë drejtuar për në festën e organizuar.
Ndërkohë nëna e Meghan, zonja Doria nuk ishte e pranishme ne baby-shoëer-in e së bijës pasi ajo u fotografua në të njëjtin orar në shtëpinë e saj në Los Angelos.