KreuCelebrity

“Si vjen jeta”: 3 vite më parë “E Diell” ishte i vetmi emision ku Fjoralba dilte me dëshirë

Ndonëse ka nisur karrierën në televizion në prapaskenat e “The Voice”, Fioralba Ponari duket se nuk ka pëlqyer aspak të japë intervista, madje I urrente ato, e ftesat për të marrë pjesë në emisione me siguri  nuk i priste me kënaqësinë më të madhe.

Por një program duket se ajo e ka patur gjithmonë përzemër, dhe ‘karma’ e mirë deshi që sot ai program të ketë të zonjë shtëpie pikërisht Fioralba Ponarin.

Biondja simpatike ka postuar një foto në instastory ku është kthyer 3 vite pas në kohë, kur në programin “E Diell” ishte thjesht e ftuar.

“Si vjen jeta! I urreja intervistat gjatë “The Voice”, por disi-disi kjo e “E Diella” më dukej joshëse që atëherë”; ka shkruar moderatorja

Vajzë me fat Fjoralba, e cila sot moderon në një farë mënyrë programin e ëndrrave të saj!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF