Është një lidhje pune, miqesi, apo dicka më shumë? Dy vjet pas divorcit, kohë gjatë së cilës e kemi parë t`i përkushtohet vetëm djalit të saj, Adrola Dushi shfaqet në rrjetet sociale në krahët e një supermashkulli, aktori dhe modelit Pavllo Zengo.
Bukuroshja shqiptare është vendosur prej kohësh në Amerikë për të ndjekur karrierën e saj, e thuhet se distance u bë shkas për ndarjen nga bashkëshorti, Adis Patushi. Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë single, por gjërat mund të kenë ndryshuar, sic e tregoi fotoja e Adrolës, të cilën e ka hedhur dhe Pavllo në Instagramin e tij, ndersa ka dhe foto te tjera me te.
Një nga ndjekësit i sugjeron ta marrë Adrolën, të cilën e quan “një nga vajzat më të bukura në botë“.